Nga 145 shtete, Maqedonia e 114 në botë sipas fuqisë ushtarake

Platforma ndërkombëtare Global Firepower (GFP) ka publikuar renditjen vjetore të fuqisë ushtarake për vitin 2026, duke analizuar kapacitetet ushtarake të 145 shteteve nga e gjithë bota.

Renditja bazohet në mbi 60 faktorë të ndryshëm, përfshirë numrin e forcave ushtarake, armatimin tokësor, ajror dhe detar, buxhetin e mbrojtjes, kapacitetet logjistike, gjendjen financiare, si dhe pozicionin gjeografik të secilit shtet.

Sipas të dhënave të GFP-së, Maqedonia e Veriut renditet në vendin e 114-të sipas fuqisë ushtarake, me indeks të fuqisë ushtarake 2.4956.

Nga vendet e rajonit, Shqipëria renditet në vendin e 77-të, Greqia në vendin e 30-të, Bullgaria e 62-ta, Serbia e 63-ta, Kroacia e 73-ta, Mali i Zi i 128-ti, ndërsa Kosova në vendin e 138-të.

 

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit