Kurti përkujton dëshmorët e familjes Lleshi në përvjetorin e 27-të

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, përkujtuan sot sakrificën e dëshmorëve të familjes patriotike Lleshi nga Vraniqi i Gjakovës, në 27-vjetorin e rënies së tyre në luftimet në Goden të Hasit.

Katër shtylla që mbajnë një kulm simbolizojnë katër dëshmorët e familjes, ndërsa Kurti vendosi lule të freskëta te varret e ushtarëve të UÇK-së, Memës e Prendit, të cilët prehen pranë të afërmve të tyre, Markut e Kolës, të rënë heroikisht më 7 gusht 1998 në betejën e Markalleshëve.

“Kjo rrugë drejt lirisë dhe pavarësisë së Kosovës është e shtruar me gjakun e dëshmorëve dhe martirëve tanë. Sot, Republika e Kosovës ka demokraci të shëndetshme, zhvillim të qëndrueshëm, ushtri të fortë dhe siguri anekënd, duke lartësuar kështu sakrificën e madhe të popullit tonë,” tha Kurti.

Lavdi të gjithë dëshmorëve dhe martirëve të kombit!/KultPlus.com

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit