Vrasjet dhe masakrat në Karadak

Në vitin 1944 ndodhi masakra më e kobshme në fshatin Bllacë, ku u vranë dhe u masakruan 137 persona, djem të rinj, burra, pleq të pa mundshëm, fare të pafajshëm. Me 14 nëntor 1944, brigada 16 sllave e serbo-maqedonasve futej në fshatin Bllacë bën rrethimin e fshatit duke gënjyer e mashtruar qytetarët e Bllacës. Paralajmëruan se në fshat do të kemi vetëm një manovër rutinore ushtarake, duke i thënë të mos keni frikë, jemi brigada e 16-të partizane, iu bëjmë thirrje fshatarëve të qëndronin pa frikë në shtëpitë e juaja. Ne jemi bashkë me ju në fshat të mos trembeni, rrini të qetë…?! Të nesërmën, pasi ishin siguruar se në Bllacë i kanë duart e lira, kërkuan nga fshatarët t’iu përgatisnin ushqime ushtarëve. Më pas filluan aksionin: masakrimin e fshatarëve në të gjitha lagjet e Bllacës. Të vrarët, të masakruarit nuk ishin me uniformë ushtarake shqiptare apo me armë në dorë siç proklamonin bandat vrastare çetnike, por ata ishin qytetarë të rëndomtë: bujq, blegtorë, pleq, fëmijë të pafajshëm. Trimat e luftës dhe të rezistencës qëndronin në frontet e luftës, maleve të Karadakut dhe jo në fshat siç paraqisnin kriminelët në emër të partizanëve sllavo-komunistë, kinse po luftonin dhe kërkonin kaçakët nga NDSH e BK anti-jugosllavë. Bandat çetnike nga fshatarët e Bllacës kërkonin të mësonin ku janë strehuar ballistët, edhe pse ata e dinin shumë mirë se ku gjendeshin burrat e rezistencës me armë në dorë. Bandat gjakpirëse kriminele sllave serbo-maqedonase shfrytëzonin vakumin, kur në fshat nuk qëndronin burrat e fisit, djemtë e armatosur dhe pa fije mëshire dhe pa arsye masakruan fshatarët shqiptarë në Bllacë. Bllaca u masakrua në emër të një lufte të brendshme partizane, kinse bënin pastrimin e vendit nga elementet destruktive anti-jugosllave. Masakrat e njëjta priteshin të ndodhnin edhe në fshatrat tjera në rrethinën e Karadakut, siç ishte parapërgatitur nga bandat kriminele serbe. Në radhë ishte fshati Tanushë. Megjithatë, masakrën në fshatin Tanushë nuk arritën ta realizojnë, falë trimave të Tanushës, të cilët me aktivitetin e tyre të unifikuar në fshat, falë qëndrimeve besnike dhe lidhjeve të ngushta që patën me partizanen, komunisten Veselinka Malinska e cila ishte strehuar me muaj të tërë në shtëpitë e Tanushës.

Kush ishte Veselinka Malinska?

Veselinka Malinska ishte një partizane komuniste, luante rolin e korrieres së Titos në fillimin e luftës NÇ. Ishte një vajzë e re 25 vjeçare, e lindur dhe e rritur në qytetin e Kumanovës, kur lëvizjet organizative të LNÇ, luftës partizane ajo u rreshtua në radhët e formacioneve luftarake partizane, luante rolin e korrierës së Titos, Veselinkka ishte vajzë e zgjuar me tipare të larta intelegjente, komanda e aradhës partizane udhëzoi Veselinkën shoqëruar edhe me disa shokë tjerë të formojë çetat partizane partizane, të mobilizojë rininë e Anamoravës në formimin e brigadave partizane e dërguar nga komanda ushtarake partizane në fshatin Binçë të Vitisë. Veprimtaria në aktivitetin e saj në fshatin Binçë shumë shpejt u hetua nga lëvizjet e patrullave të xhandarmërisë bullgare, kuptohet bullgarët asaj bote kishin nën kontroll administrative shumë vendbanime të Anamoravës, kufirin administrativ Bullgar-Italia, ishte vendosur për lumin Morava, andej nga rridhte lumi Moravë fshati Binçë binte në anën Bullgare. Posa hetohet grupi partizan, Veselinka me grupin e saj nga xhandarmëria bullgare, ata filluan kërkimin e tyre, kontrollonin shtëpi për shtëpi që të kapnin grupin e partizanëve, por fati i tyre i mirë nuk arritën t’i kapnin, ditën kritike grupi partizan nuk ishin prezent në vendqëndrimin e përditshëm në shtëpinë e Stanimirit, bullgarët në shenjë revolte që nuk arritën ta kapnin grupin partizan, Vaselinkaën, vranë kryefamiljarin e familjes serbe – Stanimirin. Lajmi u përhap shumë shpejt për vrasjen e Stanimirit. Grupi partizan shpërndahej kush nga mundi, nuk silleshin më në fshatin Binçë. Veselinka Malinska, për të mos rënë në duart bullgare u largua nga vendqëndrimi në orët e mbrëmjes, iku, u fut në varrezat katolike të Binçës. Vendi i varrezave ishte në afërsi të lagjes Shushkë, mes Binçës dhe lagjes Shushkë, aty qëndroi disa orë në heshtje pa lëvizur fare, errësira thellë e mesnatës, i mundësoi të zvarritej në mënyrë të heshtur drejt shtëpive të lagjes Shushkë, futet në lagje, troket me një derë shtëpie, shtëpia qëlloi të ishte e Halit Shushkës, lagja Shushkë banohej pastër me shqiptarë etnikë. Haliti dëgjoi trokitjet e derës, doli dhe ashtu pa vërejtur nga errësira e natës se kush ishte, pyeti: “Kush jeni ju që trokitni në këto orë të vona t’natës”, frika ishte e madhe, kohë lufte në ato orët e vona nuk dihej se çfarë mund të ndodhte, errësirë e dendur nate s’dihej kush mund të ishte dhe çfarë mund të kërkonte, situata nuk ishte normale, kuptohej lagja Shushkë ishte një lagje e veçantë shqiptare në shënjestër të bandave kriminale sllave, ndihej një pasiguri e madhe. Pyetja e Halitit se kush jeni, ai kuptoi nga zëri i përgjigjes se ishte zë femre. Mësoi se ishte një vajzë partizane, e cila kërkonte ndihmë për shpëtim, strehim. Haliti, edhe pse frika ishte e madhe, ia hapi derën e mikpritjes, urdhëroi të futej brenda në shtëpi. Tani më e kishte të qartë se kush ishte ajo vajzë e re dhe e trembur, mësoi emër e mbiemër dhe misionin e saj partizan. Në ato orë të vona porositi gratë e shtëpisë t‘i sillnin rroba, veshje tradicionale të grave shqiptare, që eventualisht në rast kontrolle të mos dallohet në veshje nga gratë e shtëpisë së Halitit.

Veselinka vishet me dimije, kostume tradicionale, shami në kokë, sipas veshjeve të gruas shqiptare. Në orët e hershme të mëngjesit, me 02 janar 1943, Veselinka e shoqëruar nga gratë e familjes së Halit Shushkës niset drejt Tanushës. Të vetmen shpresë të strehimit, Haliti e kishte në Tanushë. Pas dy orëve rrugëtim arritën në 02 janar 1943 e deri në fund të dhjetorit 1943. Karakteristikë e veçantë e fshatarëve të Tanushës ishte sesi e kanë ruajtur sekretin kur i gjithë fshati ishte në dijeni se në shtëpinë e Arif Fazliut strehohej një partizane dhe nuk u zbulua asnjëherë nga askush, nuk u përfol rasti, e ruajtën sekretin deri në fund. Qëndruan besnik i tërë fshati, unik si një familje me dinjitet, pa u zbuluar deri në fund nga patrullat e xhandamërisë bullgare. Gjatë patrullimeve në fshatin Tanushë, të cilët herë-herë edhe kontrollonin shtëpitë e dyshuara, por Veselinkën asnjëherë nuk e zbuluan. Ajo gjithmonë qëndronte e veshur me rroba grash të familjes Arifi, shetiste e lirë, dilte, punonte në fushë, ara livadhe e shoqëruar me gratë e lagjes, shpeshherë rrugës e takonin patrullat policore bullgare por ajo pa frikë kalonte përskaj tyre e veshur me rroba fshatare që nuk dallohej fare nga gratë e fshatit.

Qëndrimi i Veselinkës në Tanushë për nderin, respektin dhe shpëtimin e jetës së saj, vite më vonë tanushasit u “shpërblyen” (që nuk u prekën) në aksionin famëkeq gjenocidiale nga kriminelët gjakpirës serbosllavë që kryenin mbi qytetarët e fshatrave shqiptare në Karadak, siç ishte rasti me masakrën e Bllacës. Vaselinka me sinqeritetin e saj, tani e veshur me petkun e pushtetit shpagoi shumëfish miqësinë e tanushasve, shpëtoi masakrimin e popullatës, të përgatitur nga bandat kriminele gjakatare serbo-maqedonase në emër të partizanëve, ashtu siç ndodhi masakra e fshatit Bllacë me 16 nëntor 1944 nga brigada 16 partizane. Sipas informatave që vinin nga fshatarët e rrethinës, pas masakrës së Bllacës në radhë do të ishte masakrimi i popullatës në fshatin Tanushë. Tanusha i shpëtoi masakrës falë intervenimit të Vaselinkës e cila edhe pse ishte larguar nga Tanusha, lidhjet me familjën Fazliu i mbante të pa shkëputura dhe në rastin kritik ajo e shpëtoi popullatën e pafajshme në emër të luftës LNÇ luftës partizane. Tanusha edhe pse i shpëtoi tragjedisë banditeske serbomaqedonase, në vazhdimësi i mbanin në shënjestër, me suguri iu kishte ngelur meraku sesi nuk arritën qëllimet e parapërgatitura vite me radhë – masakrimin e qytetarëve të Tanushës. Në muajt e fundit të vitit 1944, popullata e kësaj ane ishte në ankth, flitej gjithçka se masakra e Bllacës do të ndodhë edhe në fshatrat e zonës së Karadakut, në Tanushë, Brezë, Malinë, Lukarë, Stançiç etj. Tanushasit morën informata sekrete përmes Rexhep Fazliut i cili mbante lidhje të forta edhe me Ballin Kombëtar dhe me komandën partizane, të cilat informata për fat të keq dolën të sakta, brigadat partizane marshonin drejt fshatit Tanushë. Tanusha sipas informatave nga frika larguan familjet e tyre nga shtëpitë e fshatit para se të arrijnë aradhat partizane në fshat. U strehuan në malet e dendura të Kopilaçës, lanë pas vete shtëpitë, pasuritë, kafshët. Me vete morën vetëm frymët njerëzore, kush ku mundte. Ishte fundi i vitit 1944, kohë shumë e ftohtë, me vete ushqim dhe rroba nuk kishin mjaftueshëm në vendin e strehuar. Pa vonuar shumë kohë pas largimit të fshatarëve, brigadat partizane rrethuan fshatin Tanushë. Fshatarët tani në distancë vështronin lëvizjet ushtarake përmes shtëpive në fshat. Aty ku ishin fshehur fëmiljarët, fëmijët e vegjël qanin, ulërisnin, kërkonin ushqim, dridheshin nga i ftohti, nënat e tyre ua mbyllnin gojën të mos ndihej zëri dhe zhurma e fëmijëve nga frika të mos hetohet vendstrehimi nga bandat kriminale serbe partizane.

Në rastin e rrethimit të fshatit, në orët e mbrëmjes, mblidhet paria e fshatit, kuvenduan, sesi të gjejnë rrugëdalje në situatën e krijuar. Shpresën e fundit e kishin në forcën politike të Vaselinka Malinovës, të cilën e patën ruajtur gjatë një viti brenda familjeve. Vendosën diku në orët e vona të mbrëmjes të udhëtojnë drejt Shkupit, ta takonin Vaselinkën. Në grupin e takimit ishin caktuar të shkojnë: Rexhep Fazliu, Rufat Ibrahimi, Avulla Shaqiri, Rasim Kurtishi, Liman Beqiri, Kurtish Nuredini, Milaim Qahili, Berat Neziri.

Ata donin që ta takonin Vaselinkën e t’i tregojnë për rrezikun që po i kërcënohet nga bandat sllave në emër të partizanve dhe të kërkojnë që të intervenojë e të zgjidh këtë problem. Udhëtimi për ta takur Veselinkën në Shkup ishte i gjatë dhe i mundimshëm, përmes rrugëve malore deri në stacionin e trenit në Stagovë të Kaçanikut, pastaj me tren deri në Shkup. Në orët hershme të mëngjesit arrijnë në derën e Veselinkës. Veselinka kur i pa burrat e Tanushës në derën e saj me fytyra të zbehura, të trishtuara edhe ajo u tmerrua, ngeli e shtanguar për ca kohë. I kërkoi të futen brenda, i priti miqësisht, i mori të gjitha informatat dhe ashtu e trazuar, e tronditur nga rrëfimi për ngjarjet e ndodhura nga burrat e Tanushës. Ajo pa hezituar shkruajti një letër, e firmosi letrën ua dha grupit të takimit, i porositi ta dërgonin në Komandën e Brigadës së vendosur në Tanushë. Kuptohet asaj kohe nuk kishte rrugë tjera për komunikim me lidhje telefonike apo radio-lidhje përveç rrugës postare me letra të shkruara. Burrat e Tanushës morën letrën, u rikthyen në fshat. Mirëpo aty paraqitej problemi i frikës, se kush ta dërgojë letrën në Komandën Ushtarake. Kjo mund të ishte një rrezik i madh, të ndodhte vrasja e letër-dërguesit. Në atë rast plaku guximtar Berat Arifi, thotë: unë do ta dërgoj dhe do të bëhem fidai – dëshmor për hir të fshatarëve. Posa e morën letrën komandantët e brigadës, rikthyen plakun me porosi t’i ftojë fshatarët në rikthimin në shtëpitë e tyre pa frikë dhe probleme. Megjithatë frika akoma ishte e pranishme te fshatarët. Fshatarët mendonin tradhtitë e mundshme sllave, nuk i besonin fjalët tyre, nuk shpejtonin në rikthim derisa vërejtën tërheqjen e tërësishme të trupave ushtarake partizane nga rrethina e Tanushës. Pas tërheqjes së partizanëve, popullata u rikthyen në shtëpitë e tyre të demoluara dhe të plaçkituara.

Edhe pas largimit të partizanëve, serbëve si duket u kishte ngel meraku sesi dështuan e nuk arritën të realizojnë qëllimet e tyre si në fshatin Bllacë. Dështimi nuk i linte të qetë, asnjëherë nuk pushonin përpjekjet për realizimin e projekteve fashizoide kundër fshatit Tanushë. Në muajt e dimrit të po atij viti aradhat partizane prapë ia mësynë fshatit Tanushë. Kësaj radhe me strategji e taktikë tjetër mashtrimi. Partizanët paraqiteshin kinse po na vinin në fshat si shpëtimtarë, kinse të mbrojnë popullatën nga elementet destruktive, nga grupet ekstremiste anti-jugosllave por “NARODNA ODBRANA”, ”MBROJTJA POPULLORE” do të mbrojnë fshatarët nga keqbërësit. Ishte kohë dimri, borë e madhe, furtunë e acar. Aradhat partizane papritmas u futën në fshatin Tanushë duke hyrë nga fundi i fshatit, nga mëhalla Shaqiri, duke kërkuar kaçakët, figurat me peshë të Ballit Kombëtar, duke kërkuar shtëpi për shtëpi. Derisa ato kontrollonin një lagje, fshatarët lidhje pas lidhje informonin të gjithë lagjet e tjera për futjen e aradhës partizane në fshatin Tanushë për të kërkuar kaçakët e strehuar në fshat. Me shpejtësi i informuan familjet që të largojnë kaçakët nga shtëpitë strehuese. Rreziku ishte shumë i madh, aty ku gjenin kaçakë, njerëzit e asaj familje do t’i digjnin shtëpinë bashkë me familjarët. Fshati Tanushë ishte i tipit të shpërndarë, shtëpitë larg njëra tjetrës, distanca me kilometra të tëra, psh. arritja e lajmit nga lagja e fundit Bajrami deri te lagja Ibrahimi ishte 5 km, megjithatë informimi ishte në kohën e duhur. Atë natë një grup kaçakësh ndodheshin në shtëpinë e Nebi Ibrahimit, lajmi i ardhur, shpejt i largoi kaçakët nga shtëpia. Ata ikën rrugës drejt përroit, shfrytëzuan rrugën me borë nga i dërgonin kafshët për të pirë ujë. Nga bora e shkelur nuk hetoheshin gjurmët aspak. Në orët e errëta të asaj nate, aradha partizane “NARODNA ODBRANA” u futën pa paralajmërim në oborrin e shtëpisë së Nebi Ibrahimit. Qeni i shtëpisë hetoi ardhjen partizane duke lehur pandërprerë drejt tyre. Ata në shenjë revolte, se përse qeni alarmoi ardhjen e tyre, shkrepën armët automatike mbi të, por fati i tij, errësira e natës, bora e madhe dhe asnjë plumb nuk e kishte kapur. I shpëtoi plumbave, mbi 300 plumba ishin shkrepur mbi të.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit