Prokuroria Themelore Publike në Kavadar nisi procedurë kundër një shtetaseje kroate 30-vjeçare me qëndrim të përkohshëm në Kavadar, e cila dyshohet se ka kryer vepër penale “Lëndim trupor”.
“Mëngjesin e 25 janarit, në gjendje të dehur me përmbajtje alkooli në gjak prej 2.61 promilësh, e dyshuara kreu dhunë në familje dhe lëndoi fizikisht bashkëshortin e saj. Pas një grindjeje verbale, ajo mori një thikë nga kuzhina dhe e goditi të dëmtuarën në shpatullat e majta dhe të djathta, dhe më pas ia gërvishti qafën dhe trupin”.
“Prokurorja publike, duke marrë parasysh të gjitha rrethanat, vlerësoi se bazat ligjore ishin përmbushur dhe i paraqiti propozim gjyqtarit të procedurës paraprake të Gjykatës Themelore në Kavadar për caktimin e masës së paraburgimit për të dyshuarën”, thonë nga Prokuroria.



