Zëvendësministri i Bujqësisë, Albrim Hoxha, ka njoftuar përmes një postimi në Facebook se janë bërë emërime të reja në kuadër të përforcimit të strukturave të Policisë Pyjore.
Sipas njoftimit, Shaban Nasufi është emëruar zëvendëskomandant i Policisë Pyjore, ndërsa Metush Rushiti do të ushtrojë funksionin e zëvendëskomandantit të Kontrollit të Brendshëm në Policinë Pyjore.
Hoxha theksoi se këto emërime janë pjesë e angazhimit për forcimin institucional të Policisë Pyjore, rritjen e efikasitetit në mbrojtjen e pasurisë pyjore dhe përmirësimin e mekanizmave të kontrollit të brendshëm.



