Kosovë/Nga një muaj paraburgim ndaj 23 të dyshuarve për manipulim votash, ryshfet e kanosje

Gjykata Themelore në Prizren ka caktuar nga një muaj paraburgim për 23 të pandehurit që dyshohen për manipulim votash, kanosje, marrje dhe dhënie të ryshfetit.

Masa është caktuar në katër seanca të mbajtura sot, bëhet e ditur nga Gjykata.

Njoftimi i plotë:

Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda,  sot ka mbajtur katër (4) seanca dëgjimore, referuar kërkesave të Prokurorisë Themelore në Prizren për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj njëzetetre (23) të pandehurve, nën dyshimet për kryerjen e veprave penale kundër të drejtës së votimit, kanosja, marrja e ryshfetit dhe dhënia e ryshfetit.

Gjyqtarët e procedurës paraprake, kanë marrë vendim si në vijim:

Njëzetenjë (21) të pandehurve, O.Sh., V.B., A:K., B.B., A.H:, A.K., Gj.Sh., L.K., B.Xh., E.G., I.P., I.H., A:D., dhe B:B.,   D.Sh., J.H., S.B:, A.L., Q.K., A.V., M.J., i’u është caktuar masa e paraburgimit, në kohëzgjatje prej një (1) muaji, e cila mund të zgjasë deri më datën 23.02.2026 për shkak të dyshimi të bazuar se secili veç e veç  ka kryer veprën penale, falsifikimi i rezultateve të votimit nga neni 216 par. 2 lidhur me nenin 31 të KP-së.

Ndaj një (1) të pandehure, A.V.,, i është caktuar masa e paraburgimit, në kohëzgjatje prej një (1) muaji, e cila mund të zgjasë deri më datën 23.02.2026 për shkak të dyshimi të bazuar se  ka kryer veprat penale penale, falsifikimi i rezultateve të votimit nga neni 216 par. 2  të KP-së, dhe marrja e ryshfetit, nga neni 422 paragrafi 1 të KP-së.

Ndaj një (1) të pandehuri G.P.,  (në cilësinë e vëzhguesit) i është caktuar masa e paraburgimit, në kohëzgjatje prej një (1) muaji, e cila mund të zgjasë deri më datën 23.02.2026 për shkak të dyshimi të bazuar se  ka kryer veprat penale penale, Kanosja nga neni 181 paragrafi 3 lidhur me paragrafin 1 te KP-së, dhe Dhenia e ryshfetit, nga neni 422 paragrafi 1 te KP-së.

Kurse a do të argumentohen këto fakte do të vlerësohet në fazat e mëtejme të procedurës penale.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit