Arrestohet një 31-vjeçar nga Kumanova, në automjet i gjenden mbi pesë kilogramë marihuanë

Zyrtarët policorë të Njësisë për Tregti të Paligjshme pranë SPB Shkup kanë sekuestruar mbi pesë kilogramë marihuanë dhe kanë arrestuar një person, gjatë një aksioni të realizuar pasditen e sotme në kryeqytet.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Punëve të Brendshme, rreth orës 14:00, në bulevardin “Magjistralja e Adriatikut” në Shkup, policia ka ndaluar një automjet pasagjerësh të tipit “Passat” me targa të Shkupit, i drejtuar nga D.B. (31) nga Kumanova.

Gjatë kontrollit të automjetit, në bagazhin e tij janë gjetur dhe sekuestruar më shumë se pesë kilogramë marihuanë. I dyshuari është privuar nga liria dhe kundër tij do të parashtrohet kallëzim penal me procedurë të përshpejtuar, sipas nenit 215 të Kodit Penal.

Policia njofton se po vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rastit.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit