Ministri i Jashtëm i Turqisë, Hakan Fidan zhvilloi takime në kuadër të Takimit të Dytë të Platformës së Paqes për Ballkanin, që u mbajt në Stamboll. Fidan u takua me Ministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës në Kosovë, Donika Gërvalla-Schwarz, si dhe me Ministren e Evropës dhe të Jashtme të Shqipërisë, Elisa Spiropali. kryediplomati turk gjithashtu realizoi takim homologun e tij nga Bosnja dhe Hercegovina, Elmedin Konakoviç.






