Skuadra e Clippers fitoi 114-104 ndaj Lakers në derbin e Los Anxhelosit. Një ndeshje e ekuilibruar, por kolektivteti i Clippers bëri diferencën (7 lojtarë realizuan mbi 10 pikë). Për Lakers, dyshja Doncic-LeBron realizoi 55 pikë, por që s’mjaftuan.
San Antonio konsolidon vendin e dytë në perëndim, duke fituar 126-119 në fushën e Utah Jazz. Fox me 31 pikë ishte shënuesi më i mirë për Spurs. Fiton edhe skuadra e Denver, që falë 35 pikëve të Watson, mundi 107-97 Washington.
Zhgënjen Golden State, që u mund 123-115 nga Dallas. Curry realizoi 38 pikë, por që s’mjaftuan, ndërsa për teksanët u dallua Marshall me 30 pikë. Humbet edhe Miami, që u ndal 127-110 nga Portland (Sharpe me 27 pikë më i miri për vendasit).
NBA-Rezultatet
Orlando – Charlotte, 97-124
Philadelphia – Houston, 128-122
Washington – Denver, 97-107
Dallas – Golden State, 123-115
Minnesota – Chicago, 115-120
Utah Jazz – San Antonio, 119-126
Clippers – Lakers, 112-104
Portland – Miami, 127-110



