Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky do të takohen sot në orën 13:00 në Davos, njofton Reuters.
Më herët gjatë ditës së sotme, zëdhënësi i Zelenskyt bëri të ditur se Zelensky është nisur drejt Davosit, ku pritet të takohet me presidentin amerikan Donald Trump, në kuadër të aktiviteteve anësore të Forumit Ekonomik Botëror.
Sot është planifikuar gjithashtu një takim mes presidentit rus Vladimir Putin dhe përfaqësuesit special të SHBA-së, Steve Witkoff, si dhe dhëndrit të Trumpit, Jared Kushner. Sipas raportimeve, takimi është parashikuar të mbahet në orën 19:00 ose 20:00 sipas kohës së Moskës, përkatësisht në orën 17:00 ose 18:00 sipas kohës së Evropës Qendrore.



