Caktohet 1 muaj paraburgim për Arianit Sllamnikun, pretendonte se e shëronte autizmin

Gjykata Themelore e Gjilanit ia ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji Arianit Sllamnikut. Kjo është konfirmuar nga kjo gjykatë përmes një përgjigjeje zyrtare.

“Sipas pyetjes suaj për rastin e të pandehurit Arianit Sllamniku, gjyqtari i procedurës paraprake ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji”, thuhet në përgjigjen e Gjykatës Themelore të Gjilanit.

Sllamniku dyshohet për dy vepra penale: “Ushtrim i kundërligjshëm i veprimtarisë mjekësore ose farmaceutike” dhe “Eksperimente të kundërligjshme mjekësore dhe testime të barnave”.

Hetimet ndaj tij kanë nisur pas raportimeve publike, ku ai, pa qenë mjek, pretendonte se kishte “shërim” për autizmin te fëmijët. Sipas dyshimeve, në këmbim të 4 mijë eurove, Arianit Sllamniku u ofronte fëmijëve barna të destinuara për kafshë.Klan Kosova

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit