Kryetari i Qytetit të Shkupit, Orçe Gjoregjievski, ka njoftuar se gjatë natës ka qenë në terren, krah për krah me ekipet e Qytetit të Shkupit, për të garantuar sigurinë në rrugë për shkak të temperaturave të ulëta.
Sipas tij, ekipet e shërbimit dimëror janë të pranishme në të gjitha pikat kyçe dhe kritike, ku po intervenohet me kohë me hedhje kripe, me qëllim parandalimin e ngrirjes së rrugëve dhe rritjen e sigurisë në komunikacion.
Gjoregjievski thekson se po trajtohen edhe të gjitha rrugët që janë nën kompetencë të Qytetit të Shkupit, ndërsa ekipet do të qëndrojnë në terren gjatë gjithë natës për të siguruar qarkullim të lirë dhe të sigurt.
“Siguria e qytetarëve të Shkupit është prioriteti ynë – gjithmonë dhe pa përjashtim”, ka deklaruar kryetari i qytetit.









