Kryetari i Komunës së Haraçinës, Daut Beqiri, ka zhvilluar sot një takim me përfaqësues të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), ku u diskutuan mundësitë e bashkëpunimit dhe nismat konkrete në dobi të qytetarëve.
Gjatë takimit, palët shkëmbyen ide mbi projekte që synojnë forcimin e institucioneve lokale, rritjen e transparencës dhe mbështetjen e zhvillimit të qëndrueshëm të komunës. Kryetari Beqiri theksoi rëndësinë e partneritetit me organizatat ndërkombëtare për realizimin e projekteve me ndikim të drejtpërdrejtë në përmirësimin e jetës së qytetarëve.
“Si komunë, mbetemi një partner i besueshëm për organizatat ndërkombëtare, duke promovuar bashkëpunim konstruktiv dhe ide konkrete për zhvillimin e Haraçinës”, ka deklaruar Beqiri.
Takimi vlerësohet si një hap i rëndësishëm drejt forcimit të bashkëpunimit ndërinstitucional dhe avancimit të projekteve në interes të komunitetit lokal.




