Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë (LSDM) përmes një komunikate ka kritikuar ashpër kryetarin e Qytetit të Shkupit dhe VMRO-DPMNE-në të cilës sipas kësaj partie opozitare u befasuan nga bora në janar.
“Qyteti është i paralizuar, trafiku është në kaos. Shërbimet nuk funksionojnë, nuk mund të përballojnë këtë pak borë. Tani banorët e Shkupit duhet të presin që bora të shkrihet në rrugë për të lëvizur normalisht, thuhet në deklaratën e LSDM-së.
“Nuk ka automjete të mjaftueshme për pastrim, por ka 161 tendera për partnerët e Orce dhe VMRO-së. A është ky një “Qytet i Sigurt”? Kjo është arsyeja pse LSDM këmbëngul në një ligj që, si çdo gjë tjetër, nuk do të abuzohet nga VMRO. Ashtu siç abuzohen paratë e qytetarëve, të cilat përfundojnë në xhepat privatë të partnerëve të Mickoskit përmes tenderëve. Siç duket qyteti sot, ashtu do të duket e gjithë Maqedonia – e bllokuar nga të gjithë, për shkak të politikave që ndiqen. Një njollë e zezë në Evropë”, thuhet më tej në reagimin e LSDM-së.



