Nënshkruhet marrëveshja për largimin e vizave mes Kosovës dhe Bahamas

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka njoftuar se është nënshkruar marrëveshja për përjashtimin e ndërsjellë të kërkesave për vizë hyrjeje për qytetarët e Kosovës dhe Bahamas, përcjell KultPlus.

Marrëveshja u finalizua sot nga ambasadorët e të dy vendeve në Uashington D.C., duke shënuar një hap të rëndësishëm në forcimin e marrëdhënieve diplomatike midis Kosovës dhe Bahamas.

Në vijim KultPlus ua sjell postimin e presidentes Osmani:

Marrëveshja për përjashtimin e ndërsjellë të kërkesave për vizë hyrjeje për qytetarët e Kosovës dhe Bahamas u nënshkrua sot nga ambasadorët tanë përkatës në Uashington D.C..

Duke u bazuar në takimin dhe marrëveshjen tonë me Kryeministrin @HonPhilipEDavis

pas aktit të njohjes dhe vendosjes së marrëdhënieve diplomatike në dhjetor, ky hap pasqyron angazhimin tonë të përbashkët për të forcuar partneritetin midis dy vendeve tona – dhe, mbi të gjitha, midis popujve tanë – duke i afruar ata më shumë./KultPlus.com

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit