Gashi: Parlamenti duhet të forcojë kontrollin mbi punën e Qeverisë

Qytetarët presin që Parlamenti të forcojë debatin mbikëqyrës dhe kontrollin mbi punën e Qeverisë, tha sot Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, i cili mori pjesë në një debat mbi mbikëqyrjen dhe kontrollin parlamentar në Maqedoninë e Veriut përmes prizmit të kapacitetit mbikëqyrës të Parlamentit, i cili është organizuar në bashkëpunim me Programin e Mbështetjes Parlamentare dhe NDI-në.

Debati, në të cilin morën pjesë edhe koordinatorët e grupeve parlamentare dhe deputetët, pas prezantimit të hulumtimit, mbikëqyrjes dhe kontrollit parlamentar nga profesori i asociuar në Fakultetin Juridik “Justiniani i Parë”, Denis Preshova, hapi dilemën rreth zbatimit dhe efikasitetit të Rregullores së re të Punës për punën e Parlamentit.

Gashi tha se po vërehen dilema me zbatimin e Rregullores së re të Punës, e cila, siç kujtoi ai, u miratua me konsensus politik, por gjatë përgatitjes dhe miratimit të saj, u harrua të përfshiheshin ekspertët parlamentarë dhe publiku akademik.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit