Për nxënësit e arsimit fillor dhe të mesëm në territorin e gjithë vendit sot fillon gjysmëvjetori i dytë.
Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska në një publikim në Fejsbuk u dëshiroi sukses të gjithë nxënësve në gjysmëvjetorin në vijim.
“Gjysmëvjetori i dytë fillon më 20 janar. U dëshiroj sukses të gjithë nxënësve, mësimdhënësve dhe shërbimeve profesionale në shkolla. Me më pak mungesa dhe përkushtim të madh t’i arrijnë qëllimet e mësimit. Dituria ndërtohet me punë, këmbëngulje dhe mbështetje të ndërsjellë. Me fat nga e marta!”, qëndron në publikimin e Janevskës.
Ministrja javën e kaluar deklaroi se sipas deklaratave nga Ministria e Shëndetësisë dhe nga Instituti i Shëndetit Publik nuk do të ketë pengesa që të fillojë viti i ri shkollor, për shkak të situatës me gripin.
Ju bëri thirrje prindërve, nxënësve, të jenë të rregullt në shkollë dhe sa më rrallë që është e mundur të mungojnë sepse të gjitha hulumtimet edhe në Maqedoni dhe kudo në botë thonë se nxënësit që të rregullt i vizitojnë shkollat arrijnë rezultate më të mira.



