Ndahet nga jeta disenjatori i famshëm italian, Valentino Garavani

Disenjatori i famshëm Italian, Valentino, ka vdekur në moshën 93-vjeçare, njoftoi fondacioni i tij.

“Valentino Garavani vdiq sot në rezidencën e tij në Romë, i rrethuar nga njerëzit e tij të dashur” – thuhet në njoftimin e fondacionit, raporton televizioni “Sky News”.

Një ceremoni nderimi do të mbahet të mërkurën dhe të enjten për Valentinon, i cili më së shumti njihej për brendin e modës.

Funerali është caktuar për të premten në Romë.

I lindur në Voghera, në pjesën veriore të Italisë, disenjatori ishte bërë fillimisht i njohur pas hapjes së një shtëpie mode në Paris.

Ai njihej më së shumti për shpikjen e “të kuqes së Valentinos” – një nuansë e ngjyrës së kuqe që do të shfaqej shpesh në veprat e tij.

Fustanet e dizajnuara nga Valentino janë shfaqur shpesh në tepihun e kuq në Hollywood, duke u veshur nga yje të njohura.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit