Mbledhja e Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës ka përfunduar pas gati katër orësh.
Këtë e bëri të ditur zëdhënësi i LDK-së, Besian Mustafa pas përfundimit të kësaj mbledhje, i cili tha se Kuvendi i kësaj partie do të mblidhet me 31 janar.
Mustafa u shpreh se kreu i kësaj partie, Lumir Abdixhiku, do ta paraqes aty dorëheqjen siç ka paralajmëruar dhe se pastaj mbetet në dorë të delegatëve për vendimin.
“Në këtë Kuvend, siç është deklaruar vetë Kryetari Abdixhiku, ai do të ofroj dorëheqjen e tij për të lënë pastaj të lirë Kuvendin të vendosë edhe për këtë çështje edhe për diskutime tjera që mund të ngriten në atë Kuvend, si organi më i lartë vendimarrës i LDK’së”, tha zëdhënësi i LDK-së përmes një konference për media./21Media



