Sot shënohet e hëna e njohur si “Blue Monday”, e cila shpesh përkufizohet si dita më e trishtuar e vitit. Zakonisht, kjo ditë bie të hënën e tretë të muajit janar.
Termi “Blue Monday” u krijua mbi bazën e një formule që kombinon disa faktorë, si moti i ftohtë dhe i errët dimëror, përfundimi i festave të fundvitit, rikthimi në rutinën e përditshme, si dhe vështirësitë për të realizuar objektivat dhe premtimet e vitit të ri.
Megjithatë, nuk ekziston asnjë provë shkencore që e mbështet këtë teori. Ekspertët theksojnë se “Blue Monday” duhet parë më shumë si një koncept simbolik, që shërben si nxitje për reflektim mbi mirëqenien mendore.
Kjo ditë rikujton rëndësinë e kujdesit për shëndetin mendor, normalizimin e emocioneve të vështira dhe nevojën për të dëgjuar veten. Kërkimi i mbështetjes, pushimi dhe kujdesi për veten janë hapa të rëndësishëm për të përballuar periudhat më të vështira emocionale.
Në fund, mesazhi kryesor i “Blue Monday” mbetet i njëjtë: shëndeti mendor është po aq i rëndësishëm sa ai fizik dhe nuk duhet neglizhua



