Ndërron jetë prof. Asan Asani nga fshati Shum i Strugës

Më 17 janar 2026, në moshën 76-vjeçare, u nda nga jeta prof. Asan Asani nga fshati Shum i Strugës.

Ai ka lindur në vitin 1950 në Zagraçan dhe ka kaluar një jetë të pasur me angazhim në arsim, kulturë dhe ruajtjen e gjuhës shqipe.

 

Në karrierën e tij, ka punuar si mësues, ka marrë titullin profesor i Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe, dhe është njohur për studimin e dialekteve dhe përkushtimin ndaj edukimit të brezave të rinj.

Prof. Asani la pas një familje me fëmijë, mbesa dhe nipër, ndërsa kontribuoi edhe në komunitetin e shqiptarëve në Zvicër ku ka jetuar dhe punuar deri në pension.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit