Mickoski: Krahas projekteve të reja, duhet të shlyejmë edhe borxhet e Qeverisë së mëparshme, pjesa më e madhe nga euroobligacioni, rreth 700 milionë euro, janë për këtë qëllim

Përveç faktit që ne ndërtojmë objekte të tilla, kopshte, shkolla, salla, autostrada, hekurudha, ne po i shlyejmë edhe borxhet e Qeverisë së mëparshme. Vitin e kaluar, në muajin janar, shlyem një euroobligacion prej 500 milionë eurosh që e kishte marrë Qeveria e mëparshme, ndërsa me një pjesë të këtyre mjeteve, rreth 700 milionë euro, do të shlyejmë një tjetër euroobligacion që Qeveria e mëparshme e kishte marrë para katër vitesh”, tha kryetari i Qeverisë Hristijan Mickoski duke iu përgjigjur pyetjes gazetareske lidhur me euroobligacionin e ri, gjatë vizitës së tij të sotme në shkollën fillore të zgjeruar “Bllazhe Koneski” në Aerodrom.

“Nëse punohet me përkushtim me ndershmëri, sigurisht nuk ka kushte ideale, por përveç nevojës që projektet të dorëzohen dhe të realizohen, duhet të shlyhen edhe borxhet e Qeverisë së mëparshme. Unë që në fund të vitit të kaluar thashë se do të jetë një vit i vështirë, por kemi plan dhe mjetet janë të siguruara”, shtoi kryeministri Mickoski.

Ai theksoi se kompani botërore të nivelit të lartë janë pjesë e huadhënësve të këtij euroobligacioni, të cilat kurrë më parë nuk janë shfaqur në Ballkan. Gjithashtu, ai përsëriti se pjesa më e madhe e atij obligacioni, rreth 700 milionë euro, do të destinohen për shlyerjen e borxheve të vjetra.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit