Policia e rajonit të Tetovës njofton se një 76-vjeçar ka ndërruar jetë nga zjarri që kaploi mbrëmë një banesë në rrugën “180” në Tetovë, përcjell TV21. Nga SPB-Tetovë thonë se viktima ishte pronar i banesës, ndërsa djali i tij, 51 vjeç, është shtrirë në spital pasi ka marrë lëndime nga zjarri.
“Më datë 13.01.2026 në ora 19:20, në SPB Tetovë është raportuar se në rrugën “180” në Tetovë është përfshirë nga zjarri një banesë, pronë e personit O.S. (76) nga Tetova, i cili ka ndërruar jetë në vendngjarje. Mjeku ka konstatuar vdekjen e tij. Kurse gjatë përpjekjes për të shuar zjarrin, lëndime nga djegiet ka pësuar djali i tij, M.S. (51) nga Tetova. Ai është dërguar me automjet të Ndihmës së Shpejtë në Spitalin Klinik të Tetovës për t’iu ofruar ndihma mjekësore. Zjarri është fikur nga Njësia Territoriale Kundër Zjarrit e Tetovës. Në vendin e ngjarjes është kryer këqyrje nga Prokurori Publik dhe ekipi inspektues i SPB Tetovë”, thuhet në njoftimin e Sektorit për Punë të Brendshme në Tetovë.



