Në Klubin e deputetëve ka nisur takimi i liderëve politikë, i thirrur me iniciativë të kryeministrit Hristijan Mickoski.
Në takim po merr pjesë kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, i shoqëruar nga deputetja Rina Ajdari, ndërsa Koalicionin VLEN e përfaqëson Bilall Kasami, i shoqëruar nga deputeti Bekim Qoku.
Edhe pse ishte paralajmëruar pjesëmarrja e kreut të ZNAM-it, Maksim Dimitrievski, në takim është i pranishëm ministri i Administratës nga kjo parti, Goran Minçev.
Ky takim shënon edhe pjesëmarrjen e parë të partisë Levica në një format të tillë, e përfaqësuar nga kryetari i saj, Dimitar Apasiev, së bashku me deputetin Borisllav Krmov.
Sipas pritjeve, në takimin e liderëve do të diskutohet për zhvillimet aktuale politike,



