Monedha e fatit, zakone shekullore dhe mesazhi i bashkëjetesës në zemër të Strugës (FOTO)

Struga e nisi vitin me një nga traditat më të bukura dhe më domethënëse – Mëngjesin e Shën Vasilit, një rit që simbolizon fat, shëndet dhe begati. Qytetarë të shumtë u mblodhën për të ruajtur zakonin e vjetër të monedhës së fshehur, e cila për shumëkënd mbetet shenjë e mbarësisë për vitin që vjen.

Fituesi i monedhës këtë vit u urua për një vit të mbarë, ndërsa aktiviteti u shndërrua në një festë të vërtetë komunitare. Përtej simbolikës së fatit, kjo ngjarje përcolli një mesazh të fortë bashkëjetese dhe respekti ndërmjet komuniteteve, duke e dëshmuar Strugën si shembull të harmonisë kulturore.

Mëngjesi i Shën Vasilit mbetet një vlerë e çmuar e trashëgimisë lokale, që lidh brezat dhe e nis vitin me shpresë, buzëqeshje dhe unitet.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit