Bashkimi Demokratik për Integrim ka mbajtur sot mbledhjen e dytë të Kryesisë së Këshillit të Përgjithshëm, të konvokuar nga Kryetari i partisë, z. Ali Ahmeti. Në fokus të kësaj mbledhjeje ishin zhvillimet aktuale politike në vend, si dhe çështje që lidhen me organizimin e brendshëm dhe funksionimin e strukturave partiake të BDI-së.
Gjatë diskutimeve, Kryesia trajtoi edhe çështjen e takimit të liderëve politikë, duke vendosur që pjesëmarrja ose jo e BDI-së në këtë takim të shqyrtohet dhe të vendoset nesër, në mbledhjen e rregullt të Këshillit të Përgjithshëm.
Po ashtu, Kryetari Ahmeti informoi Kryesinë për emërimet e reja në kuadër të pakos së tretë të kryetarëve të degëve të BDI-së. Sipas vendimit, Arlind Sejdini është emëruar kryetar i degës në Kërçovë, Evzal Arsllani në Vrapçisht, Arjan Muedini në Prespë dhe Hamza Jashari në Karposh.
BDI riafirmon përkushtimin e saj për forcimin e strukturave partiake dhe për adresimin me përgjegjësi të zhvillimeve politike, duke vepruar në interes të qytetarëve dhe të stabilitetit politik të vendit.



