Gazetari Bahri Cani njofton se, sipas lajmeve të fundit të publikuara sonte rreth orës 20:00, nesër më 12 janar disa shkolla në Gjermani nuk do të zhvillojnë mësim për shkak të kushteve të rënda atmosferike – borë dhe akull – që priten në orët e mëngjesit, veçanërisht në rrugë dhe hekurudha.
Sipas informacioneve të deritanishme, të gjitha shkollat në landin Nordrhein-Westfalen (NRW) do të jenë të mbyllura. Mbyllje të shkollave do të ketë gjithashtu në Niedersachsen, Bremen dhe Saarland, ndërsa në Hessen mbylljet janë pjesërisht.
Për Hessenin dhe landet e tjera ku situata mund të ndryshojë nga një komunë në tjetrën, prindërit këshillohen të kontaktojnë drejtpërdrejt shkollat e fëmijëve të tyre për konfirmim zyrtar.
Autoritetet njoftojnë se mësimi do të zhvillohet në distancë, ndërsa në shkolla do të pranohen vetëm fëmijët në raste emergjente.
Ndërkohë, për ditën e nesërme disa kompani kanë paralajmëruar se do të aplikojnë punën nga shtëpia, aty ku është e mundur. Meqë lista e firmave nuk është e plotë, punëtorët këshillohen të informohen te punëdhënësit e tyre.
Qytetarët që posedojnë informacione shtesë ftohen t’i ndajnë ato në komente, për të ndihmuar njëri-tjetrin me të dhëna sa më të sakta.(INA)



