Andrea Bocelli do të performojë në ceremoninë e hapjes së Lojërave Olimpike Dimërore

Tenori i njohur italian, Andrea Bocelli do të performojë në ceremoninë e hapjes së Lojërave Olimpike Dimërore në Milano/Cortina d’Ampezzo, muajin e ardhshëm, 20 vjet pasi këndoi në ceremoninë e mbylljes së Lojërave Olimpike të Torinos në vitin 2006.

Organizatorët olimpikë e quajtën Bocelli, një nga zërat më të njohur në skenën artistike ndërkombëtare dhe një simbol të përsosmërisë italiane në të gjithë botën.

Ceremonia e hapjes është planifikuar më 6 shkurt në stadiumin “San Siro” të Milanos.

Artistë të tjerë të konfirmuar janë ylli amerikan, Maria Carey dhe këngëtarja italiane, Laura Pausini.

“Bocelli do të shprehë sërish shpirtin e Lojërave përmes trashëgimisë muzikore të Italisë, të njohur botërisht”, thuhet në deklaratë.

Andrea Bocelli, 67 vjeç, ka performujar disa herë në ngjarje sportive. Përveç ceremonisë mbyllëse në Torino, ai ka performuar në hapjen e turneut të futbollit “Euro 2020”, në një finale të Ligës së Kampionëve dhe në shortin e Kupës së Botës, muajin e kaluar në Uashington.

Lojërat Milano/Cortina do të zhvillohen nga 6 deri më 22 shkurt dhe do të pasohen në mars nga Lojërat Paralimpike./KultPlus.com

 

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit