Adnan Azizi: Dyfishim i votave në Gostivar dhe dhjetëfishim në Vrapçisht, Pollogu po çlirohet nga zullumi

Deputeti i VLEN-it, Adnan Azizi, ka reaguar pas rezultateve zgjedhore në komunat Gostivar e Vrapçisht, duke theksuar rritjen e ndjeshme të mbështetjes për VLEN-in.

“Për vetëm dy muaj, kemi dyfishim të votave në Gostivar dhe dhjetëfishim në Vrapçisht”, ka shkruar deputeti Azizi, duke e cilësuar këtë si dëshmi të qartë të ndryshimit politik në terren.

Sipas tij, këto rezultate janë sinjal se qytetarët po i kthejnë shpinën praktikave të vjetra, ndërsa shtoi se “dalëngadalë, Pollogu po çlirohet nga zullumi”

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit