Kandidati i AKI-së për kryetar të Komunës së Vrapçishtit, Isen Shabani gjatë një paraqitjeje njoftoi se janë në epërsi me 3 mijë vota nga kundërkandidati i tij i pavaur dhe që u përkrah nga koalicioni VLEN, Zulhajrat Demiri.
“Dallimi është diku 3 mijë vota jemi në epërsi. Punët të cilat i kemi në vazhdimësi do t’i vazhdojmë. Kuptohet që në programën tonë do të kemi higjienën komunale, ndërmarrje që nuk ka qenë më parë, dhe shumë projekte tjera. Faleminderit për besimin e dhënë në mandatin e tretë”, tha Shabani.



