Ndërsa qyteti i Strugës ende është nën petkun e bardhë të borës, punëtorët e shërbimeve komunale kanë qenë tashmë në terren që në orët e para të mëngjesit, duke punuar pa ndërprerje për pastrimin e rrugëve kryesore dhe bulevardeve.
Qëllimi i punës ka qenë që qytetarët të mund ta nisin ditën pa pengesa, me trafikun e qarkullimin e lehtësuar.
Autoritetet komunale theksuan se prioritet këtë vit është përmirësimi i kushteve të punës për ekipet në terren dhe pajisja me mjete më funksionale, gjë që pritet ta bëjë pastrimin më efikas – sidomos në zonat me qarkullim të lartë.
Shërbimet komunale gjithashtu apeluan për kujdes më të shtuar të qytetarëve gjatë lëvizjes, duke theksuar se punimet do të vazhdojnë sipas kushteve atmosferike.
“




