Në Kodrën e Diellit shtresa e borës ka arritur 31 centimetra! Temperatura e mëngjesit ishte -8°C

Më së ftohti mëngjesin e sotëm ishte në Kodrën e Diellit, ku në orën 8:30 u matën -8 gradë Celsius. Sipas Drejtorisë për Punë Hidrometeorologjike, temperatura të ulëta janë regjistruar edhe në Krushevë dhe Mavrovë, ku u matën -5 gradë.-8 Kodra e Diellit, -5 Krushevë, Mavrovë, -2 Kumanovë, -1 Kriva Pallankë, Berovë, Vinicë, 0 Shkup-Petrovec, Shkup-Zajçev Rid, Tetovë, Ohër, Pretor, Shtip, Manastir, Prilep, Strumicë, 1 Kavadar, Veles, 2 Gjevgjeli, Demir Kapi.

Sasia më e madhe të reshjeve të shiut gjatë 24 orëve të fundit është matur në Mavrovë (39 litra për metër katror), pas së cilës vijnë Pozharane, Ohri, Krusheva, Tetova…

39 Mavrovë, 26 Pozharane, 25 Ohër, 24 Krushevë, 17 Tetovë, 16 Pretor, 14 Kodra e Diellit, 8 Manastir, 7 Kriva Pallankë, Prilep, 5 Shkup-Zajçev Rid, Shkup-Petrovec, Strumicë, Vinicë, Kumanovë, Gjurishte, 4 Berovë, 3 Gjevgjeli, Kavadar, Demir Kapi, Topolçan, 2 Radovish-Pozhar, Veles, Shtip.

Më së shumti borë ka në Kodrën e Diellit, ku shtresa e borës ka arritur 31 centimetra. Pas çka vjen Krusheva me 14 centimetra dhe Ohri me 5 centimetra.

31 Kodra e Diellit, 14 Krushevë, 5 Ohër, Gjurishte, 2 Tetovë, Berovë, 1 Prilep.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit