Shkëndija e Haraçinës vazhdon të jetë në qendër të merkatos. Pas transferimeve të futbollistëve, si: Vlladimir Zhoglev, Mahir Hajrullahu, Shuhejb Rushiti, Zani Nazifi dhe portierit Antonio Stolevski, drejtuesit e skuadrës nga Haraçina kanë njoftuar për ndërprerjen e bashkëpunimit me plotë 13 futbollistë.
Kështu pjesë e “kuqezinjëve” nga Haraçina në stinorin pranveror nuk do të jenë, Bujar Ilazi, Baki Aliu, Erkan Shaip, Burhan Aliu,Almir Cakolli, Mërgim Dani, Aleksandar Gjorgjieski, Shuajb Aliti, Hristijan Kocev, Alban Shabani, Amar Mustafa, Omer Sulejmani dhe Stefan Kolevski.



