Mustafa tha se LDK kishte bërë gabim trashanik kur kishte votuar Thaçin për president, reagon Ganimete Musliu

Ditë më parë Besian Mustafa nga Lidhja Demokratike e Kosovës tha se LDK ka bërë gabim trashanik kur e ka votuar për president Hashim Thaçin nga Partia Demokratike e Kosovës.

E lidhur me këtë, ka reaguar sot Ganimete Musliu nga Partia Demokratike e Kosovës.

Musliu në një postim në Facebook shkruan se gabimi trashanik i LDK-së nuk ka qenë Hashim Thaçi, por heshtja, frika dhe mungesa kronike e guximit politik e kësaj partie.

“Jo. Gabimi trashanik i LDK-së nuk ka qenë Hashim Thaçi. Gabimi trashanik i LDK-së ka qenë heshtja, frika dhe mungesa kronike e guximit politik.Ka qenë paaftësia për t’u përballur me të vërtetën dhe mungesa e kurajës për t’i drejtuar kritikë të hapur Donika Gërvallës, Faton Pecit dhe Vjosa Osmanit, duke ushqyer iluzione të rreme se këta do t’ia kthenin votat e humbura dhe do t’i riparonin dëmet kolosale që vetë ia shkaktuan LDK-së”, ka shkruar Musliu.

Sipas Musliut, kjo heshtje u bë edhe më e rëndë kur LDK mbylli sytë para skandaleve të shumta që shënuan mandatin e Faton Pecit në qeveri, Donika Gërvallës në diplomaci dhe Vjosa Osmanit në presidencë.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit