PK: Ndalohet qarkullimi i automjeteve në pjesë të rrugës Ferizaj–Prishtinë

Policia e Kosovës njofton se në dy lokacione në rrugën nacionale Ferizaj Prishtinë dhe anasjelltas, është ndaluar qarkullimi për automjete. Policia njofton se ky vendim është marrë për shkak të pranisë së ujit si pasojë e reshjeve në këto lokacione.

“Për shkak të sasisë së madhe të ujit në rrugën nacionale Ferizaj–Prishtinë, konkretisht në segmentin që kalon nëpër fshatin Llapnasellë, segmenti nga rrethi i “Prishtina Mall” në drejtim të Prishtinës dhe segmenti nga rrethi i “Marigona” në drejtim të Ferizajt, në koordinim me zyrtarë nga Ministria e Infrastrukturës dhe kompaninë përgjegjëse për mirëmbajtje të rrugës, është marrë vendim që të bllokohet plotësisht qarkullimi i automjeteve në këtë segment rrugor për një kohë të caktuar. Qarkullimi i automjeteve do të devijohet dhe orientohet përmes autostradës. Ky veprim është ndërmarrë si masë e domosdoshme për mbrojtjen dhe sigurinë e qytetarëve dhe parandalimin e rrezikut në trafik”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit