Bashkësia Lokale e Misllodezhdës ka marrë sot një donacion prej 40 kosha për mbeturina nga Ndërmarrja Publike “Komunale” – Strugë, me qëllim përmirësimin e higjienës në hapësirat publike të fshatit.
Këta kosh janë shpërndarë në zona të ndryshme të Misllodezhdës, dhe njëkohësisht janë zëvendësuar koshat e vjetër metalikë me korpa plastike, të cilët janë më funksionalë dhe më rezistentë për përdorim të përditshëm.
Nga ana e Bashkësisë Lokale është shprehur mirënjohje e veçantë për drejtorin e N.P. “Komunale” – Strugë, Resul Çollakun, për mbështetjen dhe bashkëpunimin institucional.
Përfaqësuesit e Bashkësisë Lokale të Misllodezhdës theksuan se higjiena e hapësirave publike mbetet një nga prioritetet kryesore, dhe shprehën gatishmëri që bashkëpunimi me Komunën e Strugës dhe ndërmarrjet komunale të vazhdojë edhe në të ardhmen, në funksion të një ambienti më të pastër dhe më të shëndetshëm për qytetarët.
Në fund ata përmendën se ky veprim është një kontribut për një ambient të pastër dhe me respekt për komunitetin.




