Familja e Stiven Ivanovskit kërkon donacione për shpenzimet e varrimit pas vdekjes së 16-vjeçarit në Crans-Montana

Crans-Montana, 9 janar – Familja e 16-vjeçarit Stiven Ivanovski, i cili humbi jetën tragjikisht në zjarrin në barin “Constellation” në Crans-Montana, Zvicër, gjatë pritjes së Vitit të Ri, ka bërë thirrje për donacione për mbulimin e shpenzimeve të varrimit.

Stiveni ndodhej në bar së bashku me motrën e tij, e cila për fat të mirë mbijetoi pasi kishte dalë për pak kohë jashtë. Shoqata maqedonase “Pijanec” në Zvicër e përshkroi tragjedinë në rrjetet sociale si “një fat i tmerrshëm për këtë vëllazëri” dhe apeloi për ndihmë.

Për donacione në Maqedoni:

Llogari xhiro: 300057104118092 (Komercijalna banka)

Qëllimi i pagesës: Donacion për Stiven Ivanovski

Kodi i pagesës: 562 – pagesa për donacione

Për jashtë vendit:

IBAN: MK07300307065362360

SWIFT: KOMSMK2X

Çdo gjest ndihme, sado i vogël, do të jetë një mbështetje e çmuar për familjen e Stivenit në këtë kohë të vështirë humbjeje.

 

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit