Kryetari i Komunës së Strugës, Mendi Qyra, zhvilloi një takim me trajnerët dhe basketbollistët e klubit të basketbollit “Drini i Zi”, ku në një atmosferë të hapur dhe konstruktive u diskutua për gjendjen aktuale të klubit, objektivat sportive dhe sfidat me të cilat përballen sportistët e rinj.
Gjatë takimit u theksua roli i rëndësishëm i sportit në promovimin e një stili të shëndetshëm jetese, forcimin e frymës ekipore dhe zhvillimin personal të të rinjve. Kryetari Qyra shprehu mbështetje të plotë dhe inkurajim për lojtarët dhe stafin profesional, duke ritheksuar angazhimin e Komunës së Strugës për avancimin e sportit dhe përmirësimin e kushteve për stërvitje dhe garim.
Komuna e Strugës do të vazhdojë të mbështesë sportistët dhe klubet lokale, me fokus të veçantë në sportin rinor dhe ndërtimin e një kulture sportive të qëndrueshme në qytet.




