Dashuri që feston jetën: Donaldi i dhuron Borës urimin më të ëmbël të ditëlindjes

Moderatorja e njohur Bora Zemani ka festuar ditëlindjen e saj, ndërsa urimin më të veçantë e ka marrë nga partneri i saj, aktori Donald Veshaj. Përmes një postimi në Instagram, Donaldi ka ndarë me ndjekësit një moment nga festa, ku Bora shihet duke buzëqeshur përpara tortës së ditëlindjes, shoqëruar me një dedikim të ndjerë dhe plot humor. Ai i ka uruar realizimin e të gjitha ëndrrave, duke shtuar me nota gazmore se është “lodhur duke ia dëgjuar aq shpesh”. “Edhe 100 vjeç, partnere!

Shpresoj që jeta të t’i realizojë të gjitha ëndrrat që ke, se u lodha duke i dëgjuar aq shpesh. Të dua shumë! Ta them aq shpesh sa që duhet të shpik një fjalë tjetër në këtë ditë të veçantë për ty! Gjisyslajsye shpirt”, ka shkruar Donaldi.

Nga ana tjetër, edhe Bora ka ndarë disa fotografi në rrjetet sociale, ku shfaqet me një buqetë të madhe lulesh në duar dhe e rrethuar nga tullumbace festive. Kujtojmë se çifti janë bashkë prej disa vitesh dhe prej kohësh kanë fituar zemrat e publikut. Fansat dhe miqtë e tyre vazhdojnë të jenë në pritje të martesës, pas propozimit të veçantë të Donaldit gjatë promovimit të filmit që realizuan së bashku në dhjetor të vitit 2023, moment i cili u bë edhe më emocional nga prania e djalit të Borës, Arborit, në sallën e kinemasë.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit