Ministri i Punëve të Brendshme në detyrë, Xhelal Sveçla, ka reaguar pas përfshirjes nga zjarri të një pjese të fabrikës së Comoditës në Gjakovë mbrëmë.
Sveçla, përmes një postimi në Facebook, theksoi se tashmë mbetet që ekipet profesionale të AME-së të hetojnë dhe të përcaktojnë me saktësi shkakun e këtij zjarri.
“Shfrytëzoj rastin të falënderoj secilin pjesëtar të AME-së, secilin zjarrfikës dhe anëtar të ekipeve të kërkim-shpëtimit, secilin pjesëtar të FSK-së, institucionet lokale, si dhe secilin qytetar për angazhimin dhe solidaritetin e treguar këto ditë”, ka shkruar ai./Klankosova.tv



