Shkup, 9 janar – Kreu i Kishës Ortodokse të Maqedonisë – Kryepeshkopata e Ohrit, kryepeshkopi z.z.Stefan, sot me rastin e ditës së emrit, tradicionalisht në rezidencën e tij do të organizojë pritje për kreun shtetëror.
Siç informon zyra e kreut të KOM-AO, në pritje janë ftuar presidentja Gordana Siljanovska-Davkova, kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi dhe kryeministri, Hristijan Mickoski.
Në pritjen do të marrin pjesë edhe mitropoliti i Bregallnicës Ilarion dhe mitropoliti i Tetovës dhe Gostivarit Josifi.



