Nagavci: Për shkak të kushteve të rënda, mësimi shtyhet deri më 12 janar

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit ka njoftuar se, për shkak të kushteve të vështirësuara nga reshjet e fundit dhe vërshimet në disa zona të vendit, fillimi i procesit mësimor është shtyrë deri të hënën, më 12 janar 2026.

Sipas njoftimit, pushimi dimëror do të vazhdojë edhe më 8 dhe 9 janar në nivel vendi, ndërsa orët e humbura do të zëvendësohen gjatë pjesës së dytë të vitit shkollor. MAShTI thekson se siguria e nxënësve dhe stafit arsimor mbetet prioritet kryesor.

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI) njofton opinionin publik se, për shkak të reshjeve të fundit atmosferike dhe kushteve të vështirësuara në disa zona të vendit, ka marrë vendim që fillimi i procesit mësimor të shtyhet deri më 12 janar 2026.

Si pasojë e vërshimeve dhe situatës së rënduar në shumicën e komunave, si dhe e qarkullimit të vështirësuar për shkak të reshjeve të vazhdueshme, të cilat sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës (IHMK) pritet të vazhdojnë edhe në ditët në vijim duke shkaktuar vërshime lokale, vështirësi në komunikacion, probleme në sistemet e kanalizimit dhe pengesa në trafik, Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit ka marrë vendim që pushimi dimëror të vazhdojë edhe për dy ditë në nivel vendi, përkatësisht më 8 dhe 9 janar.

Mësimi për gjysmëvjetorin e dytë do të fillojë të hënën, më 12 janar 2026.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit