Afrim Gashi: Trashëgimia e Nexhat Dacit do të mbetet e gjallë në memorien kombëtare

Kryeparlamentari Afrim Gashi ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale, duke njoftuar se së bashku me Zëvendëskryeministrin e parë, Bekim Sali, kanë qenë pranë familjes së Nexhat Dacit, ish-kryeparlamentarit të Kosovës.
Në këto momente të dhimbshme, Gashi ka shprehur respektin dhe ngushëllimet më të thella për bashkëshorten e tij, zonjën Zineta Daci, si dhe për gjithë familjarët. Ai ka vlerësuar figurën dhe kontributin e Nexhat Dacit, duke theksuar se ai ka lënë një trashëgimi të pashlyeshme në fushën akademike, institucionale dhe politike të shqiptarëve.
“Kujtimi i tij do të mbetet i gjallë në memorien tonë kolektive e kombëtare”, ka shkruar Gashi, duke përfunduar mesazhin me fjalët: “Zoti e pastë mëshiruar!”.
Figura e Nexhat Dacit konsiderohet si një nga emrat më të rëndësishëm të jetës publike dhe institucionale shqiptare, kontributi i të cilit do të kujtohet edhe nga brezat e ardhshëm.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit