MPB me detaje të reja për tragjedinë me dy viktima: Viktimat janë nga Vidusha e Gostivarit, trupat janë dorëzuar për obduksion

Mavrovë, 2 janar – Sot në ora 15:50, në SPB Gostivar është raportuar një aksident trafiku në rrugën rajonale Mavrovë–Dibër, në të cilin një automjet pasagjerësh “Volkswagen Bora” me targa të Gostivarit ka humbur kontrollin dhe ka rënë në lumin Radika.

Si pasojë e aksidentit, jetën e kanë humbur A.F. dhe M.F. nga fshati Vidushë, rajoni i Gostivarit.

Me udhëzim të prokurorit publik, automjeti pasagjerësh do të mbahet në Stacionin Policor Gostivar për kontroll teknik të jashtëzakonshëm, ndërsa trupat e të ndjerëve do të dërgohen për obduksion.

 

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit