Beqiri: Haraçina me rritje më të lartë natyrore

Kryetari i Komunës së Haraçinës, Daut Beqiri, përmes një postimi në rrjetet sociale ka theksuar se kjo arritje është dëshmi e forcës së familjeve të reja, komunitetit të bashkuar dhe vlerave që ruhen dhe transmetohen ndër breza.

“Sipas të dhënave zyrtare, Haraçina është komuna me rritjen natyrore më të lartë në vend. Ky është treguesi më i mirë se jemi një komunë vitale dhe me perspektivë. Si kryetar i komunës, qëllimi im është ta mbështes këtë potencial dhe ta zhvillojmë edhe më tej Haraçinën, në interes të të gjithë qytetarëve dhe të ardhmes sonë të përbashkët”, ka shkruar Beqiri.

Sipas njohësve të çështjeve demografike, ky trend pozitiv e pozicionon Haraçinën si një nga komunat me zhvillim të qëndrueshëm dhe potencial të madh për investime në arsim, infrastrukturë dhe shërbime publike, duke e forcuar edhe më tej rolin e saj në nivel lokal dhe rajonal.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit