Sot, më 2 janar ka filluar numërimi i fletëvotimeve nga votimi jashtë Kosovës, respektivisht i fletëvotimeve nga votimi përmes postës që deri më tani janë tërhequr nga dy kutitë postare jashtë Kosovës, në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve.
Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi ka treguar se deri më tani janë tërhequr më shumë se 28 mijë e 500 pako të fletëvotimeve të votimit përmes postës.
“Deri më tani, nga dy kutitë postare, Berlin dhe Bernë, janë tërhequr më shumë se 28 mijë e 500 pako me fletëvotime që i takojnë votimit përmes postës dhe të cilat janë vlerësuar dhe verifikuar nga shërbimi votues i KQZ-së”, tha ai në konferencën për media.
Elezi tregoi arsyjen se pse janë refuzuar zaret në pakon me fletëvotim.
“Nga numri i përgjithshëm i pakove me fletëvotime të supozuara që deri më tani kemi pranuar, pra nga më shumë se 28 mijë, pas vlerësimit dhe verifikimit janë aprovuar 27,600, ndërkaq janë refuzuar më shumë se 950. Arsyeja më e shprehur te zaret e refuzuara është sepse në pakon me fletëvotim mungon dëftesa e regjistrimit të votuesit”.



