Arrestohet në Kosovë i dyshuari për vrasjen e shtetasit turk në Çarshinë e Shkupit

“Policia e Kosovës njofton se ka arrestuar një person në kërkim nga autoritetet e Maqedonisë së Veriut, i cili dyshohet për vrasjen e shtetasit turk në natën e Vitit të Ri në Çarshinë e Shkupit, përcjell TV21.

“Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, përkatësisht njësiti i saj FAST, kanë identifikuar dhe arrestuar një të dyshuar i kërkuar nga autoritetet e Maqedonisë së Veriut. Sot me datë 02.01.2026 rreth orës 00:30, zyrtarët policorë nga Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, në bashkëpunim dhe koordinim me njësitet e Policisë Kufitare, kanë bërë identifikimin dhe arrestimin e personit të dyshuar, shtetas turk, i kërkuar nga autoritetet e Maqedonisë së Veriut për veprën penale ‘Vrasje’ e ndodhur një ditë me herët në qytetin e Shkupit. Me urdhër të prokurorit personi i arrestuari dërgohet në ndalim policor për 48 orë, për të vazhduar me procedurat tjera ligjore”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës./tv21.tv

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit