“Ishte si një film horror”, të mbijetuarit rrëfejnë tmerrin nga zjarri në Crans-Montana

Një zjarr tragjik ka përfshirë barin “Le Constellation” gjatë natës së Vitit të Ri, duke marrë disa jetë dhe duke lënë të mbijetuarit dhe komunitetin e tronditur, përcjell albinfo.ch.

Dëshmitarët okular tregojnë se shpërthimi filloi nga fishekzjarrët e bashkangjitur në shishe shampanje, të cilët shkaktuan flakët që përhapeshin me shpejtësi në tavanin e lokalit. Brenda pak sekondash, tymi i dendur e bëri të pamundur frymëmarrjen, ndërsa njerëzit panikuan dhe përpiqeshin të shpëtonin.

Victoria, një nga të mbijetuarit, përshkroi skenat: “I gjithë tavan i barit u përfshi nga flakët. Të gjitha dritaret u errësuan nga tymi. Ishte panik masiv; shumë po qanin ndërsa largoheshin.” Një tjetër dëshmitar, Adrien, tha: “Pamë njerëz duke thyer dritaret, duke vrapuar dhe duke bërtitur. Ishte si një film horror.”

Bodrumi i barit kishte vetëm një rrugë evakuimi, gjë që e bëri shpëtimin edhe më të vështirë. Banorët e zonës treguan se atmosfera festive u shndërrua brenda pak sekondash në tmerr: “Rue Centrale ishte tashmë e rrethuar nga policia. Sirenat dhe helikopterët dëgjoheshin gjatë gjithë natës,” tha një banor.

Sipas raportimeve të para, disa viktima mund të jenë mbytur për shkak të tymit. Shkaku kryesor i zjarrit duket të ketë qenë përdorimi i fishekzjarrëve brenda barit, një praktikë që e bëri lokal shumë të rrezikshëm.

Autoritetet lokale kanë nisur hetimet për të përcaktuar shkaqet e sakta të tragjedisë dhe për të marrë masat e nevojshme për sigurinë në vendet publike.

 

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit