Aksident i rëndë në aksin Gjirokastër-Tepelenë, makinat përplasen “kokë më kokë”, humbin jetën tragjikisht tre të rinj

Një aksidentin i rëndë me tre të vdekur ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Gjirokastër-Tepelenë në vendin e quajtur Bypass.

Nga përplasja e dy mjeteve, mjeti tip Volkswagen me targa AB797VP ku udhëtonin Klejdi Myftari 24 vjeç dhe Anxhelo Ruci 28 vjeç, ku të dy kanë humbur jetën nga plagët e marra dhe mjeti tjetër tip Mercedes Benz me targa AB552LV ku udhëtonin shtetasit Martin Dulaj 26 vjeç i cili ka ndërruar jetë në vendngjarje dhe Arsida Demiri 20 vjeç, e cila është transportuar në drejtim të Spitalit të Traumës në Tiranë për ndihmë më të specializuar.

Kjo e fundit ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit