Venera Azizi: Qeveria e hapur për fëmijët – investimi më i çmuar i së ardhmes

Sot, ambientet e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut u mbushën me buzëqeshje, gjallëri dhe shpresë. Nxënësit e shkollës fillore “Ismail Qemali” nga Çairi realizuan një vizitë që, siç theksoi zëdhënësja e Qeverisë, Venera Azizi, rikujtoi vlerën më të madhe të shoqërisë sonë – fëmijët.
“Fëmijët janë e ardhmja jonë dhe arsyeja pse duhet të punojmë ditë e natë për një shoqëri më të drejtë dhe më të zhvilluar,” u shpreh Azizi, duke theksuar se institucionet kanë obligim të ndërtojnë shkolla moderne, çerdhe të sigurta, salla sportive funksionale dhe të avancojnë vazhdimisht sistemin arsimor.
Ajo nënvizoi se dyert e Qeverisë janë dhe do të mbeten të hapura për të gjithë qytetarët, ndërsa kjo vizitë dëshmon se institucionet janë pranë fëmijëve, prindërve dhe mësuesve.
Me këtë vizitë simbolike, Qeveria po e përmbyll vitin 2025 duke riafirmuar angazhimin e palëkundur për të punuar pa u lodhur për fëmijët dhe të ardhmen e tyre.
“Kur investojmë te fëmijët, investojmë te e ardhmja e vendit tonë,” përfundoi Azizi.

 

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit